“E sigurt dhe e lumtur në krahët e tu”, kështu ka shkruar Adelina Tahiri poshtë fotografisë së postuar në Instagram, me bashkëshortin e saj.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shkruan fjalët më të mira për burrin e saj edhe pse shpesh herë ka marrë kritika për shkak të diferencës në moshë që ka me të.
Megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar atë për ta dëshmuar dashurinë që ka ndaj tij edhe në rrjete sociale.
Postimi mori shumë pëlqime dhe goxha komente./Prive.al