Në kalanë e Prizrenit, Luana ekspozon format bombastike (FOTO)

By

Bashkëpunimi me Bujar Qamilin, ka arritur të bëjë mbi 3 milionë klikime dhe kjo po i jep zemër këngëtares e moderatores Luana Vjollca të punojë edhe më shumë në projektet e reja.

Këngëtarja e cila për momentin ndodhet në Kosovë, ka pozuar në kalanë e Prizrenit e veshur në një fustan me viza vertikale, që i nxirrte bukur format e saj të bëshme.

Ajo është shprehur e gëzuar për këtë numër të madh klikuesish në këngën e saj, e ka shkruar po ashtu se po punon për projekte të reja.

Megjithatë, ajo nuk ka treguar se cili do jetë projekti i saj i radhës, një këngë apo ndonjë spektakël tjetër pas atij “Shiko kush luan”, që rezultoi me sukses. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm