Këngëtarja kosovare Dhurata Dora, pritet që këto ditë të bëhet lajm në mediat vendore të shoubizit.
Dora po përgatitë dy projekte të reja muzikore, që do i publikojë dy muajt e ardhshëm.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Lumi B, duke bërë remix këngën e Edona Llalloshit e Memli Krasniqit, Prive merr vesh se Dhurata po përgatitë dy projekte të reja.
Lumi e Dhurata, sollën në vitin 2017, një këngë që ishte hit në fund të viteve të nëntëdhjeta, duke fituar edhe kësaj here simpatinë e publikut me ato ritme të vjetra. /Prive.al