Në ditën e të dashuruarve, Mihrija dhe Naimi rrëfyen historinë e tyre të dashurisë

By

Çifti Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë treguar se puthja e tyre e parë ka ndodhur në njërën prej netëve kur ata po ktheheshin nga koncerti në afërsi të Lumit Prishtina.

Ata këto detaje i kanë bërë të ditura në emisionin e mëngjesit Ora Shtatë, duke shtuar se nganjëherë edhe kanë mosmarrëveshje por që në përgjithësi kanë mirëkuptim mes vete dhe se çdo ditë e kanë Shën Valentin, transmeton Klan Kosova.

“Puthja e parë mes nesh ka ndodhur pranë Lumi Prishtina (ka qenë i hapur në atë kohë) në njërën nga netët kur po ktheheshim nga koncerti. Puthja e parë është bërë pranë një makine”, ka thënë Naimi.

“Më vjen keq që në atë kohë nuk kemi pasur telefon që ta fotografojmë makinën për ta mbajtur atë fotografi si kujtim, ka thënë Naimi”.

“Dashuria është gjeja me e bukur që ju ndodh njerëzve. Ata duhet të rrezatojnë gjithmonë me pozitivistet dhe të zgjohen me fjalën të dua”.

Ndërsa Mihrija ka treguar se njëherë për Shën Valentin nga Naimi ka pranuar si dhuratë një veturë.

“Gjëja më e bukur në lidhjen tonë është se Naimi çdo herë është treguar shumë i kujdesshëm me mua dhe familjen time”.

“Sa i përket dhuratave nuk e mbaj mend se cila ka qenë dhurata ime e parë. Por e mbaj mend se për Shën Valentin, Naimi më ka dhuruar mua një veturë me kilometrazh 0.0”.

“Për Shën Valentin e preferoj një darkë larg Prishtinës dhe nuk kam nevojë për ndonjë dhuratë”.

“Mendoj se respekti i ndërsjellë e jep simbolikën e lidhjes sonë që ne të jemi gjithmonë në rregull. Natyrisht se kemi edhe mospajtimet tona ku ne nuk përshtatemi në ide. Mirëpo në përgjithësi e kemi gjithmonë Shën Valentin”.

Artikuj të ngjashëm