Në ditën e lindjes, Emina reflekton për dy botët e jetës së saj!

By

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj sot feston ditëlindjen e 36-të.

View this post on Instagram

This is my land ❤️ These are the most beautiful sunsets🌅 Kjo eshte toka e jone❤️ Ktu e rrita trupin, ktu e kalova fminin,ktu e niej vetin me te plotë Ska si vendi i vet

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Kjo shifër është me rëndësi për Çunmulajn pasi ndan fiks në dy pjesë të barabarta, dy etapa komplet të ndryshme të jetës së saj.

Mbi to, Emina ka reflektuar përmes një postimi në gjatë në Instagram.

“Të mendosh se 18 vjet më parë në këtë ditë të saktë isha ulur në të njëjtin vend duke u përgatitur të dilja nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë dhe duke ndjekur një ëndërr që me shumë punë të vështirë dhe pak fat u kthye në një udhëtim kaq të pabesueshëm. Të takoj dashurinë time dhe të sjell dy vajza të bukura në këtë botë.

Tani unë jam në të njëjtin vend me vajzat e mia të vogla përreth meje me  kaq shumë kujtime të mahnitshme dhe kaq shumë mësime të pabesueshme të jetës.

Jeta është me të vërtetë e bukur me gjithçka që ofron, e mirë dhe e keqe. Varet nga ne se si i kthejmë ato momente dhe si vazhdojmë të jetojmë” – është shprehur Emina.

Bukuroshja ishte vetëm 18 vjeçe kur vendosi të braktisë jetën në fshatin e saj të origjinës me qëllimin e vetëm – realizimin e ëndrrës në tokën e premtuar, një vendim që pa dyshim ia ka vlejtur në maksimum. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm