Vajzat e reja sot, në masë të madhe po kritikohen për aftësitë e dobëta në përgatitje të ushqimeve.
Por, në rastet kur kombinohet vullneti për t’u përpjekur atëherë rezultatet nuk mungojnë.
Në një situatë të tillë ka hasur sonte edhe Dhurata Dora, këngëtarja e famshme e cila për herë të parë, ka gatuar sonte pite.
Emocionet e saj në lidhje me këtë eksperiencë të re i ka shprehur në rrjetin social Snapchat ku ka postuar foto që prej përgatitjes së petëve e deri tek rezultati final, pjekja dhe ngrënia.
Është e sigurt se Dhuratës kësaj here pitja i ka shijuar më shumë se çdo herë tjetër pasi në ‘llogari’ ka hyrë mundi personal. /PRIVE.AL/