Në cilin muaj të shtatzënisë është Teuta ?!

By

Aktorja Teuta Krasniqi në intervistën e dhënë për Prive foli gjerë e gjatë për shtatzëninë e saj.

Ajo tha se momentalisht është në muajin e tretë të shtatzënisë, ndërsa kjo periudhë po i kalon fatmirësisht qetë megjithëse fillimi ka qenë jo edhe shumë i lehtë.

Teuta tha se çifti e ka bërë këtë hap me planifikim si njerëz të rritur e të pjekur.

‘Natyrisht që si çdo mashkull tjetër në moshë të pjekur, edhe Adonisi e ka pasur ëndrrën për të pasur fëmijë. Ndihem e lumtur që e kemi marrë vendimin e duhur në kohën e duhur’ – tha Teuta.

Ajo u shpreh se dy vajzat e shtëpisë, vetë ajo dhe Tara dëshirojnë vajzë e Adonisi djalë, si çdo shqiptar tipik, por Teuta është e bindur se foshnja që mban në bark është djalë.

Detajet i gjeni në intervistën e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm