Në cilat karaktere të serialit kolumbian u frymëzua Tayna?

By

Dje, Tayna lansoi videoklipin e saj më të ri të titulluar “Qe Qe”, dhe sic kishte raportuar Prive, para pak javësh, videoklipi i tëri ishte frymëzuar nga seriali kolumbian i viteve 2000, “Pasionet e fshehta” (titulli origjinal: “Passion de Gavilanes”).

Për ju që e keni ndjekur ndoshta nuk mbani mend çdo detaj; ju kujtohen tri motrat Jimena, Norma dhe Sarita Elizondo që dashurohen në tre punëtorët vëllezër të fermës së babait të tyre, Juan, Oscar dhe Franco Reyes – historia është shumë e komplikuar se kaq.

Videoklipi ishte i gjithi ashtu siç ishte parashikuar, një frymë latine ku edhe veshjet përkonin me serialin edhe vendosja e videoklipit ishte në një fermë.

Para pak javësh Tayna kishte debutuar me një stil të ri flokësh si Norma, nga ku ishte frymëzuar.

Në pjesën e parë të videoklipin ajo kanalizon personazhin e saj, që interes romantik kishte vëllain e madh, Juan Reyes.

Danna Garcia que padece coronavirus es trasladada de emergencia al hospital | VIDEO | México | nchs | Espectáculos - La República

Por tek pjesa e dyte kur ajo shfaqet duke kënduar në bar me lëvizje joshëse, na kujton pikërisht personazhin e Rosarios, e cila ishte këngëtarja e barit lokal.

Así se ve hoy Zharick León, la recordada Rosario Montes de la teleserie

View this post on Instagram

Esta es mi vida sin tu amor… Qe qe❤️

A post shared by Tayna (@tayna) on

Për më tepër, së fundmi Tayna dha një intervistë ekskluzive për Prive. Ajo foli gjerë e gjatë për jetën e saj, përditshmërinë, planet e karrierës e shumë më shumë.

Ndiqni të plotë në videon e mposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm