Meghan Markle rikthehet në publik me një veshje interesante

By

Pas një periudhe të gjatë pa dalë në publik, Duka dhe Dukesha e Sussex janë kthyer sërish në syrin e kamerave.

Ata shkuan në Shtëpinë e Kanadasë në Londër ku edhe falënderuan stafin për mikpritje në vizitën e tyre të fundit që e patën në Kanada, njofton Klan Kosova.

Markle ishte e buzëqeshur në daljen e saj të parë pas kthimit duke i përshëndetur fansat e saj në një kostum interesant vjeshte që nuk kaloi pa vëmendjen e shtypit.

Çifti filloi kthimin e tyre në detyrat publike me një vizitë në Shtëpinë e Kanadasë, ku u takuan me Janice Charette, Komisionere e Lartë e Kanadasë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e falënderuan atë për mikpritjen e treguar gjatë qëndrimit të tyre gjatë pushimeve. Ata gjithashtu u ndalën nga Hubb Community Kitchen, për t’u uruar punëtorëve një Vit të Ri të lumtur.

Emily Nash

@emynash

WATCH: The Duke and Duchess of Sussex are back! They’re meeting Janice Charette, High Commissioner, and staff at Canada House to thank them for Canada’s warm hospitality and support during their break. They’re also visiting an exhibition by the indigenous artist @skawennati 🇨🇦🇨🇦

Embedded video

57 people are talking about this

Artikuj të ngjashëm