Majki ishte i ftuar sot në emisionin hejWazzup! të Klan Kosovës.
Një ndër emrat më të komentuar dhe më të suksesshëm të kohëve të fundit në diskografinë shqiptare tregoi në rrjedhë kronologjike se si erdhi deri tek ‘shpërthimi’ me “S’jena mo” dhe “Dashni”.
Ai tha se “S’jena mo” ka lindur spontanisht në studio teksa ai ishte pak i dehur, gjë që ndodh vetëm një apo dy herë në vit.
‘Mandej e kemi ftu Getin, edhe kënga dul në fund të verës edhe pse ishte dashtë me dal në fillim, me bo pare’ – ka thënë ai duke qeshur. Hitin e verës 2015, ai e cilësoi si këngë që vie një herë në pesë vite.
Ndryshe nga “S’jena mo”, ai tha se hitin “Dashni” e ka shkruar si tekst në 10 të mëngjesit për vetëm 20 minuta.
Për projektet e radhës ai tha se i ka disa demo megjithëse nuk ka vendosur se cilën prej tyre ta përshtat me tekst të cilin do nis ta shkruaj së shpejti.
‘Brenda një muaji, një muaj e gjysmë do e publikoj këngën e re, prapë solo’ – u shpreh Majki. /Prive.al/