Në ajër dhe në tokë – Kjo do të jetë performanca e Arilenës në Eurovision

By

Në fund të dhjetorit u shpall fituese e festivalit të muzikës shqipe “Fest 58” me këngën “Shaj”, por kjo këngë ka pësuar ndryshime për performancën

Versioni për Eurovision është punuar nga producentët në LA të cilët kanë fituar edhe Grammy. Ndërkohë kur po zbulohen këngët e nga shtetet tjera, me ato aktualet Arilena është ndër të preferuarat e publikut europian, në sondazhet e tyre.

Mirëpo, kjo duket se nuk po e dekoncentron artisten. “As nuk e mendoj. Mendoj vetëm ta sjell variantin më të mirë të këngës” – u deklarua artistja për Vizionin e Pasdites teksa zbuloi një detaj rreth performancës.

Arilena u shpreh se mund të tregoj se gjatë interpretimit do të jetë në ajër dhe tokë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm