Ndryshon drastikisht pamjen Arta Nitaj

By

Vajzë tipike zeshkane. E gjatë, me forma të përkryera trupore dhe me pamje tejet atraktive.

Por duket se kjo i është mërzitur bukuroshes pejane, Arta Nitaj, e cila luan rolin e Xhesikës, në serialin vendor ‘O sa Mirë’.

E kemi parë në forma të ndryshme, me stile të ndryshme flokësh, por me pamjen e fundit mund të thuhet se i ka çuditur të gjithë.

Arta është bërë bionde, dhe kjo është ajo që më së paku mund ta kemi pritur nga ajo.

Në një fotografi që bukuroshja ka publikuar në Instagram, duket tejet bukur edhe me vijëzimet e bardha që ka bërë, mbi flokët e saj të zeza. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm