Sezoni i ri televiziv duket se do e gjejë më ndryshime prezantuesen Jonida Shehu.
Tërthorazi është kuptuar ditën e djeshme se “Soiree” nuk do të ketë këtë sezon meqenëse emisioni politik “Open” do të shtrihet edhe në terminin e tij të mërkurave.
E jo zyrtarisht, thuhet se prezantuesja Shehu do të kalojë në ABC News në moderim lajmesh.
E kontaktuar nga Prive.al, Jonida nuk ka konfirmuar asnjë prej lëvizjeve. Ajo është mjaftuar me konfirmimin se “do të dalë gjatë këtyre ditëve me njoftim mbi sezonin e ri”.
Ndërkaq, nuk dihet nëse “Soiree” që ishte bashkëprodhim i saj me televizionin Top Channel do të rikthehet apo jo. /Prive.al