Alban Skënderaj këndon kolonën zanore të “5 herë jo”

By

Tani është zbuluar se Alban Skenderaj do të këndojë kolonën zanore të filmit të ri “5 herë jo”.

Kënga mban titullin “Obsesion” dhe do të lansohet nesër në Youtube në ora 18:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Top Channel Films prezanton filmin i cili mban emrin “5 Herë Jo”, një komedi romantike, me protagonist Bora Zemani dhe Donald Veshaj që do të shfaqet Premierë në kinema në muajin dhjetor.

Filmi për të cilin është aluduar shumë se do të shfaq historinë e dashurisë mes Bora Zemani dhe Donald Veshaj, në fakt ka një histori krejt tjetër por jo larg realitetit që ndeshemi përditë.

“Është bërë me shumë dashuri, dhe jam e bindur që kjo do reflektohet edhe tek publiku që do vijë ta shohi filmin në kinema. Nuk jemi kursyer në asgjë. Të gjithë e konsideronin si filmin e tyre”, tha producentja dhe aktorja Bora Zemani.

“Kemi bërë nje komedi romantike ku ndihen notat e forta të komedisë dhe shume nota romance”, tha producenti dhe aktori Donald Veshaj.

Historia e filmit zhvillohet rreth një dashurie që vjen papritur, ku aventurat dhe intrigat ndodhin në sfondin e një atmosfere romantike duke bërë që historia të jetë edhe më magnetike.

“Personazhet e këtij filmi po ndërtojnë një ëndërr. Është një histori dashurie që gati të lë pa frymë”, tha regjisori Erion Bubullima.

Me aktorët e mirënjohur si Agron Llakaj, Egla Ceno, Xhevahir Zeneli, e një kast aktorësh të talentuar, pritet ta bëjnë këtë prodhim kinematografik unik në përvojën e çdo shikuesi.

Artikuj të ngjashëm