Keni dëgjuar ndonjëherë të thonë aq atmosferë ishte sa u thyen dhe xhamat?
Epo, aq atmosferë ishte në Klan Kosova sa Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë thyer xhamat që janë pjesë e skenografisë në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.
Gjatë mbrëmjes festive të 1 Janarit, ata kanë ndezur publikun prezent me interpretimin e këngës Nallane dhe në një moment, nga kërcimi i tepërt Bruno ka thyer njërin xham.
S’ka gjë Bruno, e rregullojmë! Shpresojmë të na sjelli fat… /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=oxcSYNBkuho