Ndodh edhe kjo! Noizy dhe Meritoni ‘bashkë’ në këtë vend

By

Tensionet mes Noizyt dhe Meriton Mjekiqit nuk janë diçka e re.

Prej muajsh (fatmirësisht) vetëm në distancë, dy djemtë ngacmohen e thumbojnë përmes postimeve në rrjete sociale.

Por, përkundër raportit të tensionuar, diçka tjetër do t’i bëjë bashkë.

Ata do jenë pjesë e të njëjtit organizim – Alba Festival në Zvicër në datat 4 dhe 5 shtator.

Noizy ka qenë një ndër emrat e parë që ka konfirmuar pjesëmarrjen, teksa një gjë të tillë, Meritoni e ka bërë së fundmi.

 

Interesant është fakti se pjesë e koncertit të madh do të jetë edhe Getoar Selimi.

Të paimagjinueshmet duket se po i bën realitet ky festival duke bërë ‘bashkë’ rivalë!  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm