Si i ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, në pjesën e pyetjeve pikante, Alban Ramosaj pyeti Labinot Gashin mbi dasmën e fytyrave publike që e ka ‘xhelozuar’ duke qenë se ka pasur dasma në numër të madh së fundmi.
Labi, i cili u martua edhe vetë, zgjodhi një çift nga i cili i kishte mbetur hatri.
Prezantuesi deklaroi se në fakt, i ka ngelur hatri nga Geti dhe Marina të cilët nuk e ftuan, dhe në këtë mënyrë, veproi edhe vetë pastaj.
E në kohë reale, ka qenë motra e Marinës, Luana, ajo që u mundua të nxirret nga situate e sikletshme duke i thënë Gashit: ‘Po ç’faj kam unë? U arsyetove mirë që s’më ftove mua’.
Në një rreth kaq të madh të fytyrave, edhe këto hatërmbetjet duket të jenë mëse normale. /Prive.al/