Vetëm pak ditë më parë zuri vend në portale me vizitën tek hoxha, e cila në rastësi apo si pasojë duket se i ka shërbyer mirë këngëtares Adelina Berisha.
Ajo nga tani e tutje nuk do të njihet vetëm si këngëtare, meqenëse tashmë ka nisur një punë të re krahas karrierës në muzikë të cilën nuk e ka ndërmend ta pauzojë.
Prive.al mëson nga burime të sigurta se Berisha është punësuar në pozitë të mirë në një prej ndërmarrjeve publike të vendit.
Me shkollimin e saj me prapavijë të muzikës nuk dihet saktë se si ka mundur të depërtoj këngëtarja e ‘T’kom ik’ në pozita administrative por duke njohur ecurinë e avancimeve në detyrë dhe punësimeve në institucione publike, asgjë nuk është për t’u çuditur. /Prive.al/