Emina Çunmulaj, si njëra nga fytyrat publike që është tejet aktive në rrjetet sociale, shpesh është përfshirë në polemika me ndjekësit e saj në Instagram.
Modelja e famshme, e cila po ashtu shquhet për bukuri natyrale, ka pasur replika me një komentuese, e cila e ka përqeshur hundën e saj.
“Qyqja bre cikë, të rujtë zoti ca hunde ke”, i shkruante vajza në fjalë.
“Siç ma ka falë zoti, nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla ti je e kënaqur me hundën tënde sikur unë me timen. Eh, sa më e madhe hunda më kollaj merret frymë”, i është përgjigjur Emina komentueses. /Prive.al