Problemet e gjumit kërcënojnë drejtpërdrejtë shëndetin dhe cilësinë e jetës deri në 45 përqind të popullsisë së botës, sipas Shoqatës Botërore të Gjumit.
Shto këtu stresin e shumtë të shkaktuar nga pandemia, duke përfshirë sëmundjen dhe humbjen e jetës, humbjen e punës, izolimin shoqëror dhe çështjet e shëndetit mendor, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Një mënyrë për të bërë një gjumë të mirë është duke ushtruar
Ushtrues të anketuar nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit tregojnë se kanë gjumë më të rregullt krahasuar me ata që nuk ushtronin.
Dana Santas trajnere e fitnesit thotë se atletët profesionistë kanë nevojë për trup dhe mendje të shëndosh kur marrin pjesë në sportet e tyre dhe se cilësia e gjumit është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në performancë.
Lëvizshmëria luan një rol të rëndësishëm gjithashtu në gjumë
“Unë gjithmonë pyes se si ata janë duke fjetur kur jam duke vlerësuar funksionin e tyre të përgjithshëm”, thotë Santas.
Tutje ajo ka thënë se ekziston një lidhje pozitive midis stërvitjes dhe gjumit, një gjë që atletët dhe të gjithë personat e tjerë duhet ta bëjnë çdo herë.