Vëllai i këngëtares së njohur debuton në skenën muzikore!

By

Emri dhe mbiemri i tij nuk është i panjohur për publikun, edhe pse viteve të fundit nuk e kemi parë në media.

Fjala është për Stiv Bokën, i cili për herë të parë në ekran u shfaq në shkurt të vitit 2012 si pjesëmarrës në X Factor Albania.

Stivi, është vëllai i këngëtares së njohur Olta Boka e madje dy vite vite më parë ata sollën bashkë dhe një duet me titull ‘Atij/Asaj’.

Por, mesa duket rrugëtimin muzikor deri tani nuk ishte serioz, e nga 2020-ta do e shohim më produktiv, Stiv Bokën.

Ai ka publikuar projektin ‘Xheloze’ që shfaqet me një zhanër tërësisht ndryshe se më herët, duke iu përshtatur edhe ritmeve ballkanike, nën logon e krijimit të Irkenc Hykës.

Mbi, këtë produksion ka komentuar edhe Olta, e cila është shprehur tejet e lumtur mbi rrugëtimin e ri të Stivit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm