Billie Eilish po kërkon një urdhër ndalimi kundër një burri që ajo pretendon se po e ngacmon atë jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles.
Sipas The Blast, këngëtarja pretendon se John Hearle madje ka filluar tw rrijw përballë shtëpisë së saj dhe vazhdimisht i dërgon letra shqetësuese.
Në një shënim, Hearle thuhet se ka shkruar: “Nuk mund të merrni atë që dëshironi, përveç nëse ajo që dëshironi është të vdisni për mua”.
Eilish pretendon se ajo ndiqet vazhdimisht kur hyn dhe del nga shtëpia e saj nga Hearle, i cili shpesh bën një lëvizje të prerjes së fytit kur e sheh atë.
Ajo dëshiron që Hearle të qëndrojë larg saj dhe prindërve të saj, dhe LAPD thuhet se po heton çështjen.
Në dokumente, Eilish pretendon se Hearle ka shkaktuar “lëndim emocional duke përfshirë frikën për sigurinë time, frikën për sigurinë e familjes time dhe humbjen e ndjenjës time të paqes dhe qetësisë dhe sigurisë në shtëpinë time dhe hapësirën personale që rezulton nga rastet e përsëritura të ngacmimeve”,