Dy netë radhazi në NIN – Capital T në një intervistë ekskluzive

By

Reperi shumë i kërkuar dhe më i dashur e publikut shqiptar, Capital T, rrëfen shumë gjëra në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova – për dy netë radhazi.

Artisti do rrëfejë shumë gjëra nga jeta profesionale dhe ajo personale. Teksa ai diskuton për albumin e tij të katërt që pritet të publikohet vitin e ardhshëm, përballë Hamitit tregon ekskluzivisht edhe titullin e albumit.

Përveçse pyetjeve të Hamitit, Kapo do tu përgjigjet edhe pyetjeve të shumta që vijnë nga ndjekësit dhe fansat e tij.

Në tryezën e “Haje ose Thuaje” do të zhvillohet një diskutim tejet interesant. Në mes të përgjigjurit në pyetjet pikante dhe ushqimit jo te këndshëm që do i servohet, cilën do të zgjedhë reperi juaj i preferuar?

Mos e humbisni intervistën ekskluzive të Capital T të hënën dhe të martën respektivisht me datë 16 dhe 17 dhjetor në NIN me Alaudin Hamitin nga ora 21:30 në Klan Kosova.

 

Artikuj të ngjashëm