Ndërron jetë humoristi i njohur shqiptar

By

Pas një sëmundje të rëndë, prej të cilës kishte humbur edhe zërin, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Kruja.

15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor janë veprat që ka lënë pas Kruja e teksa ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Artikuj të ngjashëm