Ndërhyrje estetike? Mihrije Braha e thotë të vërtetën (VIDEO)

By

Gjithnjë i kanë kërkuar formulën e një lëkure aq të pastër dhe të freskët.

Këngëtarja Mihrije Braha edhepse në të 50-tat, ka një aureolë të një 25 vjeçareje dhe ajo nuk e di se çfarë janë rrudhat.

Përveç se ka ruajtur linjat e trupit edhe në këtë moshë, ajo rrezaton rini megjithatë, nuk e pranon të ketë bërë ndonjë ndërhyrje estetike si “face lifting”, për t’i mënjanuar rrudhat që shkakton mosha.

E ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova për të diskutuar mbi çështjen e presionit social mbi të famshmet për tu dukur bukur dhe të reja, Braha betohet të mos ketë bërë gjë në fytyrë, përveç se falënderon gjenet e saja, energjinë pozitive që ka dhe ushqyeshmërinë e mirë.

“Shpesh jam ballafaquar me këtë pyetje, por nuk kam bërë asgjë asnjëherë. Madje njëherë një fanse e imja në një koncert jashtë vendit, kishte kërkuar t’i dinte produktet që përdori e edhe pasi i kishte marrë emrat e tyre, s’më besonte që vetëm ato përdori”, ka thënë Braha mbrëmë në NIN, me nikoqir Alaudin Hamitin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm