Kaq shpejt? Pasi u bë baba Gjiko ka këtë lajm!

By

Ai u bë baba muajin që lamë pas, i një vogëlushi shumë simpatik që e pagëzoi me emrin Zëri.

Zëri ia dha për herë të parë epitetin baba reperit Gjiko dhe epitetin nënë bashkëshortes së tij, moderatores Elita Rudi.

Dhe ndonëse tani ka më shumë prioritete në jetë, Gjiko po sjellë këngë të re.

Prive ka marrë vesh se reperi e ka gati projektin e ri, të cilin pritet ta lansojë gjatë këtij muaji.

Kënga e fundit që ai solli, ishte në bashkëpunim me këngëtarin Butrint Imeri, “Bakllava”, ndërsa kësaj here, Gjiko pritet të vijë solo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm