Postimet e përditshme të Ana Kaurit konsistojnë në poza plazhi dhe reklamimin e veshjeve të ndryshme.
Por, fotot e fundit që ngarkoi në llogarinë e saj në Instagram, ishin krejtësisht ndryshe.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shfaq me veshje tradicionale, paraqitje për të cilën u komplimentua nga ndjekësit e saj.
Në përshkrimin e postimi të saj, ajo hodhi vargjet e famshme të Fishtës, “Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!”. /Prive.al