Ndahet nga jeta pionieri italian i modës, Nino Cerruti

By

Dizajneri dhe sipërmarrësi italian i modës Nino Cerruti vdiq të shtunën në moshën 91-vjeçare, tha në një deklaratë një zëdhënëse e Lanificio Fratelli Cerruti.

Ai vdiq në spitalin në Vercelli, Itali, ku u shtrua në spital për një operacion në kofshë, raportoi dega e CNN.

“Për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e Lanificio Cerruti dhe gjithë botën e modës italiane, sot është një ditë shumë e trishtuar, për shkak të vdekjes së Signor Nino”, thuhet në deklaratën e kompanisë Lanificio Cerruti.

“Ne kemi humbur një njeri me talent, një stilist të jashtëzakonshëm, një njeri para kohës së tij dhe një mentor të mrekullueshëm, të cilit shumë njerëz i detyrohen kaq shumë”, thuhet në deklaratë.

“Nëpërmjet angazhimit dhe përkushtimit ndaj punës së tij, që për të ishte misioni i tij, ai do të bëhet një shembull i përjetshëm i një jete të jetuar në kërkimin e vazhdueshëm të stilit dhe harmonisë”.

I lindur në Biella të Italisë, më 25 shtator 1930, në një familje industrialistësh tekstili, Cerruti trashëgoi kompaninë familjare në moshën 20-vjeçare me vdekjen e babait të tij, sipas biografisë së tij të publikuar në faqen e Lanificio Cerruti.

Në vitin 1967, ai hapi butikun e parë Cerruti 1881 në Place de la Madeleine në Paris. Në mesin e viteve 1960, Cerruti “bashkëpunoi me emra të rinj në modë italiane, duke marrë si stilistë “rookie” të kalibrit të Giorgio Armani”, duke shtuar se në vitet 1970, ai krijoi xhaketën e parë të dekonstruktuar.

Cerruti ishte gjithashtu një mentor i Giorgio Armani dhe Veronique Nichanian, dhe në vitin 1994 ai u emërua dizajner zyrtar i ekipit të Formula 1 Ferrari.

“Nino Cerruti ka sukses si me shtëpinë e tij me emër ashtu edhe me biznesin familjar Lanificio Fratelli Cerruti. Nino Cerruti e përkufizoi konceptin “stili” si “një përzierje e përsosur e kulturës dhe artit”, një term që ai e preferoi më shumë se “elegancën”, që sipas ai kishte ‘një shije të tmerrshme të vjetër”.

Artikuj të ngjashëm