Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.
Mediat turke bëjnë me dije se aktorja turke vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh, betejë të cilën nuk ka arritur ta fitojë.
Familjarë, miq dhe kolegë janë tronditur ngaa lajmi i hidhur. Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.
Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi”, ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.