Ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku.
Lajmi u bë i ditur nga këngëtari Shkumbin Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
“Pusho i qetë miku jonë i dashur z.Enver Kaçaniku, njeri me zemër të madhe si një det i madh që nuk i kthen lumenjtë mbrapsht! Do të na mungosh në këtë jetë”, ishte mbishkrimi lamtumirës i artistit për mikun e tij.
Kaçaniku në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është i njohur për rolin e tij në “Kako Umreti” në vitin 1972, dhe “Migjeni” në vitin 1990. /Prive.al