Fotini Derxho ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të sqaruar të vërtetën e ndarjes së saj nga Danjeli.
Prej gati një viti, në portale nisën të qarkullonin lajme që aludonin ndarjen e çiftit e thashethemet zgjatën për një kohë të gjatë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk u prononcua për median.
Në daljen e parë televizive pas lajmeve të ndarjes, Fotinia pranoi se lidhja me Danjelin ka marrë fund disa muaj më parë. Duke mos dashur të zbulojë me detaje arsyet e ndarjes, ajo tha se ky ishte një vendim i përbashkët, meqë marrëdhënia nuk po funksiononte.
“Ne realisht e provuam si lidhje, nuk është se u bë “Big-u” dhe kaq mbaroi. E kemi provuar shumë seriozisht, familjarisht, të gjitha bashkë”, u shpreh ajo, duke shtuar më tej se pavarësisht të gjithave me Danjelin kanë mbetur miq.
Sa i përket statusit aktual, Fotinia tregoi se është single dhe për momentin nuk ka në plan të nisë një histori të re dashurie. /Top Channel