Na surprizoi! Orinda Huta bëhet pjesë e këtij seriali të njohur turk?

By

Moderatorja shumë e dashur për publikun Orinda Huta që prej fillimit të këtij sezoni ka nisur aventurën e saj të re në emisionin “Jo vetëm modë”, ku çdo javë trajton tema të ndryshme.

Por së fundmi, moderatorja ka surprizuar fansat e saj që e ndjekin në rrjete sociale, pasi që në ‘Instastory’ ka zbuluar se është zhvendosur drejt Turqisë ku dhe ka publikuar pamje nga shesh xhirimi i serialit të njohur ‘Kryeqyteti Abdylhamid’ që prej disa javësh transmetohet në TV Klan.

Por siç duket bëhet fjalë që ajo ka ikur në Turqi për të realizuar vetëm një edicion të emisionit të saj, me aktorët e njohur të këtij seriali shumë të ndjekur në Shqipëri.

Më pas edhe bashkëshorti i saj Turjan Hyska, ka bërë reagimin epik, duke shkruar në Instagram se tani ai do fillojë xhirimet e “Turjanit të madhërishëm”.

Artikuj të ngjashëm