Pamja e saj prej një vajze rebele, e simpatike ndryshoi këtë pasdite. Moderatorja e emisionit numër një të showbizit në Kosovë e Shqipëri, ndërroi pamjen për pak kohë.
Liberta Spahiu që gjithmonë jemi mësuar ta shohim “në habitatin e saj natyral”, me flokë të drejta e të kuruara, na befasoi duke publikuar një fotografi me kaçurrela.
Sigurisht, në këtë pamje gisht ka stilisti me të cilin Liberta punon tash e sa kohë, Kaci Lleshi, e grimi është punuar nga Sellma Kasumoviq, ndërsa fotografua është shkrepur nga Arton Humolli.
Në setin e ri fotografik që ka realizuar, Spahiu është prezantuar me një pamje më të shkujdesur e me flokët e rregulluara në stilin “valëzime plazhi” apo “beach waves”.
Ky stil të shkon shumë Liberta, mos e ndërro për do ditë! /Prive.al