Mbrëmja e kaluar shënoi ditëlindjen e njërës prej aktoreve më të njohura e më të dashura të skenës sonë.
Bëhet fjalë për aktoren, Leze Qena, e cila dje shënoi 82 vjetorin e saj të lindjes.
E për t’ia bërë këtë ditë sa më të veçantë kishin menduar miqtë e kolegët e aktores të cilët e befasuan me një festë surprizë ku ishin të pranishëm qindra të afërm e shumë figura të publike.
Prive e përcolli nga afër këtë ngjarje duke u’a mundësuar shikuesve një trasmetim ‘Direkt’ i cili u ndoq nga qindra mijëra njerëz.
Mes shumë figurave publike pjesmarrëse në festë ajo që ra në sy ishte mungesa e këngëtares, Lonora Jakupi, të cilën përpos miqësisë me Lezen e lidh edhe puna si fytyra të brendit ‘Prince Caffe’.
Sidoqoftë secili person mund të ketë arsyet e veta të mungesës në këso rastesh teksa ju njoftojmë se të shtunën në Prive mund të ndiqni një storie të përgatitur enkas për këtë event nga gazetari Vlorijan Halili. /Prive.al/