Muskuj si të Jennifer Lopez! (FOTO)

By

Sinqerisht, cili është sekreti yt, Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez është 49 vjeçare, por ky fakt, mund të jetë i vështirë për t’u besuar nëse shihni fotografitë e fundit të këngëtares së shumë hiteve.

Në fotografitë e fundit, Jenny from the Block shihet pas palestrës e veshur me geta të ngushta ngjyrë rozë dhe me sytjena sportive ngjyrë të kaltër.

Pavarësisht se rrobat e J.Lo tërheqin shumë vëmendje, ajo çka bie më së shumti në sy janë muskujt e barkut të këngëtares.

“Jeta dhe karriera ime janë të përqendruara rreth pasioneve të mia dhe duke bërë gjërat që më bëjnë të lumtur. Këto rroba janë nga koleksioni im i fundit Vanguard që quhet DASHURI. Nëse mund ta shihni, ka pjesë të tekstit të On The Floor. Ne asnjëherë nuk dorëzohemi, ne asnjëherë nuk pushojmë të shtrirë në tokë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Lopez po ashtu ka promovuar rrobat për fitnes në Instagram Stories, duke treguar edhe njëherë se ka forma trupore për çdo lakmi, transmeton Klan Kosova.

Por që të ketë një trup të tillë me forma perfekte, që të gjithë i ëndërrojnë, nuk ishte e lehtë për Jennifer Lopez.

Pa dyshim se prioritet për këngëtaren amerikane janë ushtrimet fizike. Ajo viziton vazhdimisht palestrën bashkë me të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

Javën e kaluar, ish-ylli i New York Yankees, ka shpërndarë një video ku çifti shihet në palestër teksa ushtrojnë bashkë.

“Oraret e çmendura nënkuptojnë edhe jetë të çrregullt por ne asnjëherë nuk e humbasim palestrën”, kishte shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm