Mungesa e gjumit mund t’ua shkatërrojë jetën seksuale

By

Një studim i fundit ka treguar se mungesa e gjumit mund të çojë në probleme të tjera në dhomën e gjumit, veçanërisht për gratë.

Më shumë se gjysma e grave me pagjumësi vuanin nga probleme seksuale si kënaqësia e ulët dhe lufta për të arritur orgazmën, krahasuar me më pak se një e treta që nuk e kishin këtë gjendje.

Rreth 23 për qind e burrave që kanë vështirësi për të fjetur kishin të njëjtat probleme, krahasuar me 12.5 për qind që nuk ishin pagjumësi, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ka shumë njerëz që natën qëndrojnë zgjuar, e disave iu ndodh që të zgjohen gjatë natës, ose edhe të zgjohen herët e të mos mund të flejnë përsëri.

Rekomandohet që të rriturit të flenë nga shtatë deri në nëntë orë, ndërsa fëmijët kanë nevojë për më shumë.

Pagjumësia mund të shkaktohet nga një sërë gjërash, duke përfshirë stresin, ankthin, zhurmën, shtretërit e pakëndshëm dhe alkooli.

Ndërkaq, edhe hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se problemet e gjumit janë të lidhura ndjeshëm me nivelet e dëshirës seksuale si dhe aftësinë e tyre për të arritur orgazëm.

Artikuj të ngjashëm