Shumëkush u ‘brengos’ për muajin e munguar të mjaltit të Besit dhe Xhensilës pas përfundimit të dasmës.
Por, dhjetë ditë më vonë, dyshja morrën rrugë drejt Maldiveve në një prej resorteve më luksoze ku për një javë shijuan çdo moment.
E nëse mendoni që dyshja kanë përfunduar me kaq, gaboheni!
Muaji i mjaltit është me të vërtetë MUAJ për Besin dhe Xhensilën.
Ata tashmë kanë marrë rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për disa ditë tjera që do i mbajnë mend gjatë.
Mbetet të shihet nëse do përfundojnë me kaq apo nuk do ndalin ritmin. /Prive.al/