Pritet që Martesën ta kurorëzojë gjatë muajit qershor, megjithatë deri në datën e caktuar, ajo po shijon maksimalsiht shëtitjet ngado që po i bie rruga.
Këngëtarja e modelja Afërdita Dreshaj, muajin e mjaltit e ka nisur më herët dhe atë në një super vend të Shteteve të Bashkuara, aty ku me qindra yje të muzikës e kinematografisë kanë shkelur.
Dreshaj ndodhet në Los Angeles, përkatësisht në “Korridorin e Famës” në Hollywood dhe këngëtarja ka ndarë disa imazhe të këtij vendi ikonik të arteve vizuele.
Ajo madje e ka fotografuar nënshkrimin e reperit e aktorit Will Smith në “Walk of Fame” duke lënë të nënkuptojmë se ai është ndër të favorizuarit e saj. /Prive.al