Mbahuni: Reperi i famshëm vjen për herë të parë për të performuar në Prishtinë

By

AZET – emri i cili po bënë namin në Gjermani, vjen për herë të parë në Kosovë për të performuar në njërin prej klubeve më të njohura në kryeqytet – Zone.

Lajmin e ka konfirmuar Dekorim Sahiti, i cili ka postuar një fotografi bashkë me këngëtarin në Instastory, duke bërë me dije se Azeti do të jetë njëri prej mysafirëve i cili do të mbajë koncert gjatë verës në këtë klub.

“Verë e nxehtë po na pret”, ishte përshkrimi i fotos të cilën Dekori e publikoi.

Përndryshe, Azet kohëve të fundit ka shpërthyer me albumin e tij të ri “Fast Life” me të cilin ka arritur sukses jashtëzakonisht të madh.

Projektet e tij të cilat shumica janë të shoqëruara me klipe, numërojnë miliona klikime në youtube./Prive.al

Artikuj të ngjashëm