MTV EMA anulohet për shkak luftës Izrael-Hamas

By

Ceremonia e MTV Europe Music Awards për muajin e ardhshëm në Paris është anuluar, thanë organizatorët të enjten, duke përmendur “paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore” mes konfliktit të vazhdueshëm në Izrael dhe Gaza.

Ngjarja do të mbahej në Paris të dielën më 5 nëntor, me yjet si Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus dhe Nicki Minaj në mesin e të nominuarve të profilit të lartë.

Në një deklaratë që shpalli vendimin, një zëdhënës i “Paramount”, kompania që zotëron MTV, tha: “Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos shkojmë përpara me MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës, anëtarët e ekuipazhit, artistët, fansat dhe partnerët që udhëtojnë nga të gjitha anët e botës për të sjellë në jetë shfaqjen”.

“MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment zie”.

Artikuj të ngjashëm