Një karrierë që njeh vetëm rritje progresive i ka lehtësuar Mozzikut depërtimin edhe në shtigje të reja.
Pak pasi bëri blerjen luksoze – një shtëpi në një prej lagjeve më të shtrenjta në Kosovë, ai ka njoftuar ndjekësit me sipërmarrjen e re.
Reperi do të depërtojë në industrinë e “hookah”.
View this post on Instagram
Gjithçka është bërë gati për lansimin në treg të shijeve të ndryshme të shisha-ve të ideuara dhe konceptuara nga vetë reperi.
Janë plot shtatë shije të personalizuara me të cilat do nisë prodhimi e që janë krijuar për t’iu përshtatur preferencave të ndryshme.
Një nga shijet është “madam” çka ka bërë që ndjekësit të aludojnë menjëherë se i dedikohet Loredanës falë edhe projektit të dikurshëm të përbashkët.
View this post on Instagram
Premtimi është që përpos në shije, ato të bëjnë diferencën edhe në aspektin e cilësisë që do jetë “tjetër nivel”. /Prive.al