Bota humbi një nga legjendat e rock-ut

By

Bota ka humbur një legjendë rock.

Bateristi i Foo Fighters, Taylor Hawkins,  ka vdekur në moshën 50-vjeçare, njoftoi grupi. “Familja e Foo Fighters është e shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme e të dashurit tonë Taylor Hawkins,” shkruhej në një shënim të postuar në Instagramin e tyre më 25 mars. “Fryma e tij muzikore dhe e qeshura infektive do të jetojnë me të gjithë ne përgjithmonë. Zemrat tona shkojnë për gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojmë që privatësia e tyre të trajtohet me respektin maksimal në këtë kohë të paimagjinueshme”.

Grupi legjendar – duke përfshirë Dave Grohl, Pat Smear, Nate Mendel, Chris Shiflett dhe Rami Jaffee – aktualisht është në turne në Amerikën e Jugut. Megjithatë, siç ndau Festival Estero Picnic grupi ka ndaluar performancen dhe pjesën tjetër të turneut të tyre në Amerikën e Jugut. Grupi është planifikuar të performojë në “Grammy 2022” më 3 Prill, megjithatë ndonjë ndryshim nuk është bërë i ditur ende. 

Në vitin 1997, Hawkins iu bashkua grupit rock (themeluar nga Grohl) pasi bateristi William Goldsmith  u largua nga grupi. Para Foo Fighters, ai kishte bërë një emër për veten e tij në turne me Alanis Morissette.

Sigurisht, ai ishte shumë më tepër se thjesht një baterist. Gjatë gjithë kohës së tij me Foo Fighters, ai dëshmoi se ishte një këngëtar dhe autor këngësh i fortë, duke ndihmuar në bashkë-shkrimin e shumë prej hiteve më ikonike të grupit.

Artikuj të ngjashëm