Mozzik tregon për momentin kur Loredana u arrestua

By

Loredana që nga muaji maj, është ende nën hetime më dyshimin se ajo mashtroi një cift zviceran për më se 700,000 franga.

Në një intervistë për revistën zvicerane 20 Minuten, Mozzik foli shkurtimisht për jetën e tij sidomos pas ndarjes dhe këngës me titull “Dhelpër dinake” e cila bëri bujë.

Ai po ashtu kujton momentet gjatë ditës që Loredana u arrestua në shtëpinë e saj në Luzern.

Image result for loredana arrested


Mund ta kujtoni ditën kur policia mbërriti në derën tuaj në Luzern?

Po. Ishte ora tre ose katër pasdite. Zyrtarët silleshin si duhet dhe unë u ofrova diçka që të pinin dhe të hanin. Hëngrëm luleshtrydhe së bashku.

Si u ndjetë në atë moment?

Unë isha në shok dhe nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë. Vazhdova ta pyesja veten: “Çfarë po ndodh tani? Çfarë ndodhi?” Ishte një ndjenjë shumë e keqe.”

Çfarë ndodhi atëherë?

Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë shkova të marr Lorin në stacion.


Ai po ashtu foli edhe për vajzën e tij Hana që nuk e ka parë për gati dy muaj por që çdo ditë kontakton me të me video call. Mozzik gjithashtu tregoi se mezi po pret të shoh Hanën tani në dhjetor sepse ajo ka edhe ditëlindjen.


Mozzik për herë të parë për jetën e tij personale dhe profesionale pas ndarjes foli hapur si i ftuari i parë në edicionin e 5-të të emisionit Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm