Mozzik reagon pasi Specialja ftoi Kadri Veselin

By

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një konference për media ku ka thënë se do të paraqitet pranë kësaj gjykate më 4 dhjetor.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike”, ka thënë ai.

Pas këtij lajmi, ka reaguar Mozzik.

Artisti postoi një fotografi të tij në kohën e tashmë dhe një gjatë kohës së luftës.

“Shkofsh e u kthefsh faqebardhë. UÇK shkruhet, Liri lexohet”, shkroi reperi në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, sonte pas orës 12 pritet të dalë kënga e re e Mozzikut “Dhelpën dinake”./Prive.al

Image may contain: 1 person, smiling, suit

Image may contain: one or more people and outdoor

Artikuj të ngjashëm