Mozzik edhe më parë ka shprehur përkrahjen e tij ndaj kryeparlamentarin tashmë në largim, Kadri Veseli. (Lexoni artikullin e plotë)
E tani që Mozzik gjendet në Kosovë, Mozzik dhe Veseli janë takuar, ku lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi duke postuar në llogarinë e tij në Instagram.
Përveç tjerash, ai shpreh edhe respektin dhe vlerësimin që ka ndaj tij, duke shkruar:
“Takim me Lulin. Nuk është Luli i Migjenit, është Luli i idealit, sakrificës, i luftës, i shtetformimit, është njeriu që s’u lëkund kurrë nga ideja i të qenurit njëri i fjalës, burrë i shtetit. Me Komandant Lulin (Kadri Veseli), i thash edhe pse profesionet të ndryshme i kemi, por parimet i kemi njësoj, të pathyeshëm, të pa lëkundur, të dashur për njerëzit të moralshëm e familjar. Harrova parimin kryesor: Që se njohim frikën. Të uroj gjithë të mirat komandant.”