Mozzik intervistohet nga policia për kanosje me armë

By

Reperi Mozzik të martën është intervistuar nga policia në Ferizaj për veprën penale kanosje me armë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Shukri Jashari.

Ai ka shtuar se Mozzik është liruar në procedurë të rregullt. Sipas tij, situata nuk ka qenë serioze me rrezikun që mund të përsëritet.

Jashari shtoi se arma reperit i është sekuestruar.

Artikuj të ngjashëm