Përveç muzikës, Mozzik e ka dëshmuar se i pëlqen të shëtisë në natyrë.
Sot, reperi mori rrugën drejt Jezercit bashkë me Çlirimtarë me të cilët ka ndarë video dhe fotografi në Instagram.
“Sot nga orët e herëta të mëngjesit morëm rrugën për në Jezercin legjendar , së bashku me Çlirimtarin Petritin ( Elmi Reçica ) dhe shumë luftëtarë tjerë , nau bashkuan edhe djem e vajza dëshmorësh !
Tri shkronjat që e pasqyrojnë shtetin tonë dhe pavarësinë tonë quhet UÇK !
Vargjet qe kan kënduar në vitet e 98-ta luftëtarët,sot i rifreskuam dhe i këndova me plot ndjenja dhe emocione !
Plot tregime e ngjarje na treguan secili që ka përjetuar diçka në këtë zonë .
Ditë e mirë me njerëz të mirë në vend të mirë !
Rrnoft Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kënga e fundit e Mozzik është “Baby” e cila pasoi “PP” me Kidën. Më 1 Gusht pritet të dalë albumi i tij./Prive.al