Në pak ditë që nga publikimi i bashkëpunimit të Loredanës me Mozzik që mban titullin “Rosenkrieg”, çifti po korrin suksese të jashtëzakonshme.
Kënga është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.
Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë edhe një shkrim si mirënjohje për të gjithë mbështetjen.
“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, shkruan reperi në postimin e tij. /Prive.al