Përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës motrat Vjollca po e festojnë në Kosovë.
Në disa prej fotove të postuara në Snapchat, Luana shihet përkrah Marinës dhe Getit teksa të buzëqeshur kalojnë kohë në kafiteritë e kryeqytetit.
Në një prej fotove, në veturë shihen dy balona njëri me flamurin shtetëror e tjetri me atë kombëtar duke simbolizuar figurativisht edhe bashkimin e tokave shqiptare që është bërë nga lidhja e çiftit.
Ndryshe, Geti pak ditë më parë me dekret të Presidentit Nishani u bë edhe zyrtarisht shtetas i Shqipërisë kurse Vjollcat e sidomos Luana tash e një kohë shpreh haptas afeksionin dhe lidhjen që ka me Kosovën.
Nuk do ishte ide e keqe nëse do pajisej me pasaportë të Kosovës në këtë datë simbolike pasiqë një dëshirë të tillë bukuroshja e ka moti. /Prive.al/