Motrat që ndajnë të njëjtin profesion!

By

Skena shqiptare numëron shumë pjesëtarë që i përkasin të njëjtës familje, nënë e bijë, motër e vlla por ka edhe që motrat ndajnë të njëjtin pasion.

Si dyshe veprojnë që nga fillimi i karrierës Motrat Mustafa e madje e kanë ruajur identifikimin duke përdorur vetëm mbiemrin jo dhe emrat.

motrat-mustafa-2013

Si motra në skenë muzikore njihen edhe këngëtaret nga Shqipëria, Irma dhe Eranda Libohova të cilat shpeshherë kanë kënduar në të njëjtën skenë.

122622

“Dy motra, një frajer” është kënga që i bëri bashkë këngëtaret që njëkohësisht janë pjesë e të njëjtës familje, Adelina dhe Zanfina Ismaili.

zanfina-adelina

Të dyja janë këngëtare mjaft të pëlqyera edhe pse akoma nuk kanë pasur ndonjë duet. Motrat Istrefi, Nora dhe Era janë dy ndër emrat të pëlqyera në industirnë e muzikës shqiptare.

nora era

Pasionin për muzikën e ndajnë edhe motrat Gjata. Elvana e cila është më e dashur nga publiku përtej zhanrit dashurinë për këngën e trashëgoi nga motra e madhe Migena e cila është fokusuar tek muzika lirike.

 

Përpos që mbajnë të njëjtin mbiemër e kanë pasion për muzikën, Aurela dhe Blerta Gaçe këtë vit janë dhe rivale në skenën e ‘Kënga Magjike’.

gjata-1

Po përtej muzikës edhe në botën e televizionit kemi motra që ndajnë të njëjtin profesion.

Nën llogon e Top Channel veprojnë Marina e Luana Vjollca. Prezantueset të cilat gjatë vitit i shohim në programe me karakter të kundërt me njëra tjetrën, janë bërë bashkë edhe për prezantimin e Top Fest disa herë.marina-dhe-luana

 

Ndërsa së fundmi kësaj liste i janë shtuar edhe dy motra. Alba Morina e cila ka vite në ekran, këtë dashuri tani e ndan edhe me motrën Dina.

Dina është emri më i ri në ekranin e televizionit kosovar pasi u bë pjesë e programit ‘NIN’ në Klan Kosova.

Me një pamje interesante që në paraqitjen e parë në emision Dina Morina ka tërhequr vëmendjen e shikuesëve.

dina alba

Artikuj të ngjashëm